21 Maj, 2026

Qytetarët në Këlcyrë: S’kemi lekë për ushqime, s’po mbyllim dot muajin (shtohen ata që blejnë me lista)

 Qytetarët në Këlcyrë: S’kemi lekë për ushqime, s’po mbyllim dot muajin (shtohen ata që blejnë me lista)

Qytetarët e Këlcyrës po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve në tregje dhe markete, një situatë që sipas tyre po e bën gjithnjë e më të vështirë përballimin e jetesës së përditshme.

Banorët shprehen se të ardhurat e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimet vijojnë të rriten në mënyrë të pandërprerë. Kjo situatë i ka detyruar shumë familje të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.

“Çdo ditë ka rritje të çmimeve”, shprehen qytetarët, të cilët theksojnë se nuk arrijnë më të përballojnë shpenzimet e domosdoshme.

Banorët e Këlcyrës po e ndiejnë çdo ditë e më tepër rritjen e çmimeve. Në tregje dhe markete, qytetarët përballen me çmime gjithnjë në rritje, duke e bërë më të vështirë përballimin e jetesës.

Ata shprehen se nuk i përballojnë dot më shpenzimet, pasi të ardhurat nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që çmimet rriten vazhdimisht. Shumë prej tyre thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.

Nga ana tjetër, një pronar marketi në qytet tregon se situata është bërë edhe më e vështirë. Ai pohon se ka familje të cilat marrin produkte me lekë borxh, pasi nuk arrijnë t’i paguajnë në moment. Sipas tij, kjo është një dukuri që është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Banorët dhe tregtarët njëzëri theksojnë se rritja e çmimeve po rëndon gjithnjë e më shumë jetesën në qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *