21 Maj, 2026

“I dimë emrat kush i vodhi 4 milionë eurot në Përmet”

 “I dimë emrat kush i vodhi 4 milionë eurot në Përmet”

Jemi duke investiguar një projekt gjigand për lumin Vjosa në Përmet i financuar nga Kooperacioni Italian dhe nga Komuna e Milanos, i implementuar nga organizata Cesvi.

3 vjet gjasme ky projekt është zbatuar në bashkitë Përmet e Këlcyrë por deri tani nuk kemi parë asnjë gjurmë.

4 milionë euro u sollën në Përmet por gjysma e tyre avulloi nga të njëjtët njerëz që vjedhin gjithmonë dhe gjysma tjetër avulloi në Tiranë.

Me këto 4 milionë euro ishin sistemuar 200 gratë e papuna të rrobaqepsisë që u mbyll, ishin sistemuar e stimuluar provizorisht edhe 200 vajzat dhe djemtë e papunë në Këlcyrë e Përmet…

Ne i dimë emrat, po mbledhim faktet! (Bashkësia Përmet)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *