Alarmi: Si po fusin axhendën LGTB në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri
Një prind nga Korça ka ngritur shqetësim lidhur me vendosjen e një posterin, ku sipas tij konsiderohet mbështetje e komunitetit LGBT në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, duke kërkuar reagim dhe transparencë nga institucionet arsimore.
Prindi shprehet se posteri është vendosur brenda shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe e konsideron këtë si të papërshtatshme për moshën e nxënësve.
Ai bën thirrje për reagim nga prindërit e tjerë, duke kërkuar që rasti të trajtohet dhe të sqarohet nga autoritetet përkatëse.
“Përshëndetje, kanë vendosur poster për mbështetje të komunitetit LGBT në shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’.
Duhet të ngrihemi të gjithë prindërit ta heqim dhe të reagojmë, pasi në shtator pritet ta fusin edhe në tekste shkollore”, shprehet prindi në mesazhin e tij.
Ky alarm vlen për të gjitha shkollat.