“Nuk dua kamera, as televizione, as politikanë e as njerëz të njohur të vijnë të më përcjellin në varr”
E kishte lënë amanet – “Nuk dua kamera, as televizione, as politikanë e as njerëz të njohur të vijnë të më përcjellin në varr. Nuk dua lot fallco apo muhabete të ndryshme mbi trupin tim”.
Amaneti i shkrimtarit dhe akademikut të madh Rexhep Qosja, është më shumë se sa një mesazh apo një dimension dëshire.
Është një thirrje publike për të mos bërë askush paradë mbi vdekjen e çdo artisti dhe shkrimtari shqiptar.
Ca më tepër, është një kritikë shumë e fortë, për të gjithë ata që u thurin lavde me e çertifikata mirënjohjeje artistëve e shkrimtarëve, gjithmonë pas vdekjes.
Jo se Rexhep Qosja iku nga kjo botë i pavlerësuar, por veç me një amanet ka lënë një gjurmë të pashlyeshme mbi mentalitetin shqiptarë, që për njerëzit e mençur dhe me intelekt i kujtojmë shumë vonë.