Denoncimi i fortë: Kush i zhduku 4 milionë euro në Përmet?
Faqja e njohur “Bashkësia Përmet”, që drejtohet nga gazetari Bledi Mane, ka bërë një denoncim të fortë.
Sipas saj, në Përmet janë vjedhur 4 milionë euro, me projektin “Vita Vjosa”.
“4 milionë euro projekti “Vita Vjosa” në Përmet, asnjë gjurmë nuk lanë.
Kush fshihet pas kësaj vjedhje gjigande”, pyet Bashkësia Përmet.
Kjo shumë thuhet se është dhënë nga vendet e BE-së dhe Qeveria shqiptare.
Por çfarë është projekti “Vita Vjosa”?
“Projekti VITA Vjosa synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e mjedisit në basenin e lumit Vjosa në Shqipëri, basenin e fundit lumor të egër në Evropë.
Ai përqendrohet në vlerësimin e burimeve natyrore, forcimin e formimit profesional dhe nxitjen e rritjes së ndërmarrjeve të vogla, duke krijuar kështu vende pune që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për komunitetet locale”, thuhet në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet.
Ndërsa në faqen e Facebook, të “Vita Vjosa”, thuhet se “Projekti Vita Vjosa synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm turistik dhe në mbrojtjen mjedisore të pellgut të Vjosës në Shqipëri”.
Nuk dihet sa i vërtetë është denoncimi se në këtë projekt janë zhdukur 4 mln euro, por iu takon autoriteteve vendore të sqarojnë aludimet dhe të vërtetën.