Skandali: Një shitës uji në Tiranë, i përfshirë në mashtrimet me call-centera
Aksioni i nisur (dje) nga prokuroria e posaçme SPAK, ka vënë në lupën hetimore disa aktivitete të fshehura që orientoheshin dhe menaxhoheshin nga Gentian Pjetërgjokaj dhe një grua e quajtur, Anisa Muçollari.
Hetimet ndaj këtyre persona në Shqipëri, mësohet se janë iniciuar pas një letërporosie të ardhur nga autoritet e Drejtësisë Franceze, të cilat pas administrimit të disa kallëzimeve nga qytetarëve francezë, kanë zbuluar se qëndra e mashtrimit kibernetik ishte kryeqyteti i Tiranës, Shqipëri.
Gazetari i Syri.net, Elton Qyno ka mësuar se hetimet e përbashkëta mes SPAK dhe oficerëve francezë, zbuluan se pas këtyre mashtrimeve online më Call-Centera, qëndron çifti Gentian Pjetërgjokaj nga Shkodra dhe Anisa Muçollari nga Korça.
Pjetërgjokaj zotëron kompaninë “Ivision.al” të cilën e ka themeluar në 11 shkurt 2022, me objekt veprimtarie në fushën e telemarketingut “Call-Center”.
Kompania fillimisht është hapur nga dy personat e mësipërm, por më pas përmes një kontrate shitje (jo te noteri) Anisa Muçollari vendos në 10 Gusht 2023 të shesë kundrejt 6 milion lekë të vjetra 50 për qind të aksioneve ortakut tjetër Pjetërgjokaj.
Por teksa është bërë pronar me të drejta të plota, një muaj më pas në muajin shtator 2023, Gentian Pjetërgjokaj, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kësaj kompanie duke kaluar me status (likujdim e sipër).
Kjo lëvizje sipas burimeve të prokurorisë së posaçme SPAK, është bërë të humbur gjurmët. Pasi Pjetërgjokaj mësohet se ka vijuar aktivitetin kriminal, duke kaluar në një format të fshehtë të ushtrimit të aktivitetit.
Por ku nuk është biznesi i vetëm në emër të Pjetërgjokaj. Pasi në nëntor 2025, ai ka hapur një biznes me sallë lojrash për fëmijë në zonën e Yzberishtit.
Njëherësh në 2017 Gentjan Pjetërgjokaj, ka hapur nipt biznesi duke çuar në shitjen e ujit nëpër Tiranë me autobot, biznes të cilin e ka pezulluar një vit më vonë në 2018.
Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vijuar dhe verifikuar disa operatorë salle. Ndërkohë ditën e djeshme policia e Tiranës me urdhër të SPAK arrestoi dhe një punonjës policie i quajtur Augustin Berberi.
Ky operacion është ndërhyrja e rradhës që bëhet në Tiranë, ku call-ceneterat janë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm të mashtrimit të qytetarëve europianë përmes bursave online.