A do kërkojë falje tani Rama, që mashtroi publikisht?
Kryeministri Edi Rama mashtroi publikisht, jo një, por disa herë, për ish-drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ajo ka qenë për të “qarë hallin”, se jetonte me qira dhe se nuk kishte vjedhur asnjë para nga buxheti i shtetit.
Por hetimet e SPAK, treguan një gjë tjetër.
Karçanaj, ndryshe nga sa pretendonte Rama, ka jo një, por tre apartamente, në zonat më të shtrenjta të Tiranës. Madje edhe në plazh.
Për të mos folur pastaj për prona të tjera, si ullishte, por edhe disa llogari bankare.
Tani deklaratat e Ramës, janë me zë dhe figurë, dhe janë bërë virale në rrjetet sociale, ku ai mbron ish-drejtoreshën e vet.
Rama me siguri e dinte të vërtetën, por vendosi të dalë dhe ta mbrojë atë publikisht, duke gënjyer.
Pyetja që mbetet tani, është a do dalë Rama minimumi të kërkojë ndjesë, për gënjeshtrën e tij?
Se jo për gjë, por deklaratat e tij mund të jenë edhe objekt hetimi nga SPAK, pasi është përpjekur të shtrembërojë hetimet për Karçanaj! (Thuaje.al)