21 Maj, 2026

Aktorja e njohur vlonjate: Nuk kam spiunuar kurrë gjatë komunizmit, tani jetoj me pension

 Aktorja e njohur vlonjate: Nuk kam spiunuar kurrë gjatë komunizmit, tani jetoj me pension

Aktorja e njohur vlonjate Eli Veizi, ka bërë një rrëfim për jetën e saj.

Ajo iu është përgjigjur edhe akuzave për spiunllëqe gjatë komunizmit.

“Pasqyrë!

Jo, nuk kam spiunuar kurrë, kam punuar si aktore në tre institucione shtetërore, Kinostudio, teatër dhe televizionin shqiptar.

Kam luajtur mbi 192 role skenike me shumë fat, me gjithë përkushtimin tim dhe të gjitha moshat, kështu që duke mbledhur moshat e roleve  mund të jem 1000 vjeç.

Marr pension shtetëror çdo muaj.

Nuk shkruaj me gabime drejtshkrimore ose gramatikore, sepse e kuptoj në mënyrë të përsosur kuptimin e tekstit të shkruar ose të dëgjuar, prandaj nuk bëj kurrë gabime logjike ose të sensibilitetit.

Logjikë. Në sa gjuhë të botës mund të aktroj ose këndoj?

Koncert sipas kërkesave tuaja në harmoni të plotë me çdo aktor ose këngëtar.

Deputete.

Tani pikturoj dhe shkruaj. Nuk kam nevojë për asnjë korrektor letrar, sepse flas dhe shkruaj gjuhën e atdheut tim në mënyrë të përsosur”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *