Rama tha se jeton me qira, SPAK i sekuestron tre apartamente Mirlinda Karçanajt (përveç pasurive të tjera)
SPAK ka sekuestruar një ditë më parë, pasuritë e personave të përfshirë në dosjen e skandalit të AKSH-it.
Mes tyre, janë sekuestruar edhe pasuritë e ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj.
Karçanajt i janë sekuestruar tre apartamente – dy në Tiranë dhe një në Qerret, si dhe 1500 m² tokë në Sauk, llogari bankare dhe një automjet.
Pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj saj, kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo jetonte me qira.
“Linda Karçanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit,” pretendoi Rama në fund të vitit të kaluar.
Pasuritë e sekuestruara të Karçanaj
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank