21 Maj, 2026

Për ata që bërtasin, se duan ta shohin live gjyqin e Erion Veliajt

 Për ata që bërtasin, se duan ta shohin live gjyqin e Erion Veliajt

Në gjithë mediat pranë Erion Veliajt, sot ka qarkulluar një shkrim me autor Endri Xhafon, me titull: “Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?”

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar që seancat gjyqësorë në Gjykatën Administrative kundër prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado, të transmetohen live në televizione.

Pra, duan të jepet live gjyqi kundër Ols Dados, i cili është paditur nga Veliaj, se është emëruar prokuror në shkelje të ligjit.

Nuk duan të jepet live gjyqi për Erion Veliajn, se mos ngatërroheni, siç duan ta shesin publikisht, sikur po bëhet sekret gjyqi ndaj tij.

Sipas Veliajt, avokatit ligjor dhe avokatëve mediatikë të tij, kjo, për shkak të interesit publik që ka kjo çështje.

Kërkesa e Veliajt në fakt, bëhet me qëllim që ta bigbrotherizojë këtë gjyq, për të bërë shou.

Kjo, pasi ndryshe nga sa është në të vërtetë, Veliaj do të shfaqet në këtë gjyq si prokuror dhe prokurori real, Ols Dado, të shfaqet i pandehur.

Vetëm se është paksa ironike kjo kërkesë.

Sepse, për ata që nuk e dinë, Erion Veliaj është kryebashkiaku që çdo lajm e çonte në televizione me kaseta të gatshme.

Edhe kur ishte jashtë shtetit, ai dërgonte kaseta sikur ishte në punë në Tiranë, nëpër inagurime apo mbjellje pemësh.

Madje, edhe në momentin kur u arrestua, në disa televizione shfaqeshin kaseta të gatshme, sikur Veliaj ishte në një aktivitet tjetër.

Tani kërkon transmetim live, jo kaseta të gatshme! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *