DENONCIMI: Si po bëjnë namin policët, tatimorët dhe inspektorët nga Gjirokastra, me gjoba në Përmet
Gjirokastër larg duart nga Përmeti!
***
Turren policët e Gjirokastrës në Përmet dhe gjobisin gjithë shoferët dhe makinat tona.
Turren tatimorët e Gjirokastrës në Përmet dhe gjobisin e falimentojnë gjithë bizneset tona.
Turren inspektorët e Ushqimit të Gjirokastrës në Përmet dhe falimentojnë punishtet dhe restorantet tona.
Turren gjithë gazetarët gjobvënës të Gjirokastrës në Përmet dhe kërcënojnë e u kërkojnë lekë gjithë institucioneve tona.
Turren specialistët e mjedisit të Gjirokastrës në Përmet dhe bllokojnë turizmin tonë në lumin Vjosë.
Turren inspektorët e ndërtimit të Gjirokastrës në Përmet dhe bllokojnë punimet tona.
Mbyllet gjykata në Përmet dhe detyrohen hallexhinjtë dhe avokatët të shkojnë në Gjirokastër.
Organizon Përmeti festa e festivale por xhelozohet Gjirokastra dhe tenton ti shkatërrojë.
Rënohet e falimentohet spitali në Përmet dhe detyrohen të sëmurët të vizitohen në Gjirokastër.
Kërkojnë Kempin përmetarët e sëmurë mendorë dhe u përton bytha doktorëve gjirokastritë të vijnë në Përmet por detyrojnë pacientët me familjarët e tyre të shkojnë në Gjirokastër.
Votojnë përmetarët çdo katër vjet por në parlament shkojnë vetëm deputetët gjirokastritë.
Bëjnë dallavere Flamur Golemi, Piro Dhima, Klement Ndoni në Këlcyrë dhe poshtërojnë e kërcënojnë me video të ndyra familjaret tona…
Dhe autoritetet publike në Përmet tremben e struken, kanë frikë të reagojnë, bëjnë kompromise me dallaveraxhinjtë gjirokastritë.
Por tani e tutje larg duart nga Përmeti ju zyrtarët e korruptuar gjirokastritë, larg duart nga Përmeti ju politikanët hajdutë gjirokastritë, kujdes ju zyrtarët përmetarë që bëni kompromise me ta.
Përmeti nuk u toleron më, kujdes mos luani me përmetarët se do infektoheni me viruset e turpit e nuk do ketë doktor tu shërojë dot!!! (Bashkësia Përmet)