21 Maj, 2026

Vajza e një profesori dhe një spikereje – Shoku i fëmijërisë tregon “sekretet” e Matilda Makoçit

 Vajza e një profesori dhe një spikereje – Shoku i fëmijërisë tregon “sekretet” e Matilda Makoçit

Nga Saimir Kadiu

Matilda Makoçi… nje meteor i kinemase shqiptare te viteve 80′

E kam patur shoqe klase ne shkollen tetevjecare ” Luigj Gurakuqi” ne Tirane ne vitet 70′.

Qysh e vogel shkelqeu si recituese e shkelqyer.

Mbaj mend qe mesuesja e letersise Engjellushe Cimbi e vinte here pas here perpara klases te recitonte “Elegjine” e Nolit per Bajram Currin…

Znj. Cimbi ishte “zbuluesja” e pare e talentit te Matilda Makocit.

Pa mbaruar ende tetevjecaren Matilda ishte nje nga recitueset me te mira te shkollave te Tiranes.

Ishte vajza e nje profesori matematike ne Universitetin e Tiranes  (Prof. Spiro Makoci)  dhe e nje spikere te radio Tiranes (znj. Marika Makoci),  nga e cila trashegoi bukurine fizike dhe zerin fantastik…

Do te zbulohej si talent premtues ne vitet e shkolles se mesme.

Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por  ka  gjurmë të thella në kinema dhe në teatër.

Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar.

Zoteronte një bukuri ekzotike dhe një vështrim inteligjent.

Zëri i saj i ngrohtë , delikatesa e brishtësia që pasqyronte në filma me sillte nder mend nje ngjashmeri me aktoren franceze  Fanny Ardant.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që Matilda Makoci ka interpretuar.

Ky film ne vitin 1986 i “dhuroi” asaj dhe  Xhevdet Ferrit,  çmimin vjetor si   aktorët më të mirë të kinemase.

Filma te interpretuar nga Matilda Makoci:

“Balada e Kurbinit” (1990) – Bashkeshortja e Dardit

“Shpresa” (1988)

“Hije që mbeten pas” (1985) – Marjeta

“Të mos heshtësh” (1985)

“Apasionata” (1983)

“Në kufi të dy legjendave” (1981)

“Si gjithë të tjerët”(1981) , Jeta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *