Si të sabotosh Belind Këlliçin
Nga Habjon Hasani
1.Organizo nje proteste me skenar telenovelash argjentinase; ku ata qe nxitojne te tregojne force pas dy oresh ankohen dhe qajne se u perballen me force.
2.Dergo shefin e PR ne Top Channel dhe aty ne studio shkakto zenka parukerie.
3.Nxit gjithe skorjet e partise tende te shajne “Top Channelin” a thua se Top Channel ja ka per borxh opozites t’i mbaje anen. Ne fakt; do duhej t’ja kerkonin TV Klanit kete kthim-nderi, se me ata punuan 8 vite.
4.Merr ca pordhe me rigon ne Gjirokaster; infektoji me AIDS dhe bej zhurme neper rrjete sociale duke i shitur.
5.Akuzo nga mengjesi deri ne darke regjimin se po shpopullon Shqiperine; ndersa vet e ke bunkerizuar PD-ne.
Belind; eshte teper i rendesishem materiali qe ke publikuar sot per JET Bank; por askush nuk i merr per baze akuzat qe vijne nga penxheret e psiqiatrise.
Denoncimi i Këlliçit
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme gjermane, të cilat sipas tij hedhin dritë mbi një kërcënim serioz për sistemin bankar shqiptar përmes licencimit të Jet Bank.
Këlliçi deklaron se ekziston një zinxhir marrëdhëniesh mes individëve të lidhur me skema mashtrimi ndërkombëtare që nuk mund të konsiderohen më si rastësi.
Sipas dokumenteve të bëra publike, shtetasi Oliver Hemmer ka qenë Drejtor Menaxhues i kompanisë që operonte për llogari të Gal Barak, një shtetas izraelit i dënuar në Austri për një skemë mashtrimi me Call Center-a, me një dëm prej rreth 200 milionë eurosh në disa shtete të BE-së.
“Sipas tyre, shtetasi Oliver Hemmer është Drejtori Menaxhues i kompanisë GRF Europe OU, e cila operonte për llogari të kompanisë 4XFX, në pronësi të shtetasit Izraelit, Gal Barak. Ky i fundit i dënuar me 4 vite burgim në Austri, pasi ka ngritur një skemë mashtrimi me Call Centera me një dëm të vlerësuar rreth 200 milionë euro”, shkruan Këlliçi.
Këlliçi sqaron se Oliver Hemmer është gjithashtu drejtor i kompanisë qipriote Constador LTD, e cila zotëron 71% të Jet Bank, bankës së parë online në Shqipëri.
Ai gjithashtu ngre pikëpyetje mbi standardet e verifikimit të Bankës së Shqipërisë gjatë procesit të licencimit të këtyre individëve.
“Pyetja që shtrohet sot nuk është nëse ka pasur shkelje ligjore, por përtej kësaj, a po lejojmë që Shqipëria të evoluojë nga një bazë operative e call center-ave që zhvasin qytetarët evropianë, në një nyje të pastrimit të këtyre parave?!”, theksoi ai në postimin e tij.
Këlliçi në statusin e vet paralajmëron se ky skandal përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar në vend, duke i bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian në Shqipëri të reagojë ndaj kësaj vije alarmi.
Postimi i Këlliçit: