21 Maj, 2026

Një përgjigjie për ata që më akuzojnë sikur e kam unë fajin për lajmin që tronditi Gjirokastrën

 Një përgjigjie për ata që më akuzojnë sikur e kam unë fajin për lajmin që tronditi Gjirokastrën

Nga Emin Kokalari

Miq, unë e kuptoj drejtë urrejtjen që marr dhe desiformimin publik kundër meje për shkak të aktivizmit tim për të shpëtuar Gjirokastrën nga shkatërrimi masiv që po ndodh dhe për t’a bërë këtë vend akoma më të mirë!

Po shoh se disa media, disa gezetarucë(që bëjnë vetëm lajme për aksidente rrugore etj., se s’kanë bythë të kryejnë detyrën e tyre sipas betimit dhe moralit) dhe disa servilë të pushtetit më janë turur sikur unë të jem diversant apo armik i popullit për arsyen ndoshta sepse unë kam mbi 10 vjet që përkundrazi po përpiqem të ndihmoj popullin e qytetit tim dhe më gjerë fshatrave dhe vendin tim të lindjes me aq sa unë kam mundësi madje dhe përtej mundësive!

Nëse unë ndonjëherë kam akuzuar njeri drejtpërdrejtë për çështjen e HIV dhe keni fakte apo kam nxjerrë publikisht emra apo kam akuzuar persona atëherë keni plotësisht të drejtë! Por edhe sikur të bënte vaki (që nuk bën) sigurisht që njerëz jemi dhe jo perfektë (pavarësisht se unë gabime të tilla nuk kam bërë) dhe nuk e meritoj këtë llum dhe qelbësirë që po ndodh.

Unë kam dëgjuar fjalë dhe kam ngritur pyetjen nëse dikush di diçka për këtë gjë dhe kam bërë madje dhe thirrje institucioneve që të marrin masa nëse këto janë të verteta, por asnjëherë nuk kam faktuar apo akuzuar njeri pa fakte!

Madje media serioze po gënjejnë siç është një prej tyre Report TV ku shkruan se unë jam gazetar (që nuk jam, por thjesht një banor i thjeshtë i Gjirokastrës), madje thotë se unë kam thënë se ka 150 të infektuar dhe mbi 15 në bashki! Jo! Kjo nuk është e vërtetë dhe unë përkundrazi kam thënë se kam dëgjuar të flitet për të tillë gjë dhe se nuk e di se sa të vërteta janë këto gjëra dhe asnjëherë s’kam akuzuar.

Thirrjet publike kundër meje ju i dini shumë mirë se përse ndodhin dhe s’ka nevojë për më gjatë…

Megjithatë sa për informacionin tuaj, para 2 vjetësh në vitin 2024 i bie, televizioni publik shqiptar thotë se në rrethin e Gjirokastrës ka 17 veta pozitiv me HIV dhe 10 prej këtyre janë në Gjirokastër nga moshat 16 deri në 65 vjeç.

Pra edhe nëse unë nuk kam akuzuar askënd asnjëherë për këtë çështje më lind e drejta të dyshoj dhe të mendoj se për dy vjet më vonë tashmë në 2026 nëse nuk janë marë masat e caktuara nga institucionet apo kujdesi nga personat e infektuar, s’është ndonjë cudi e madhe që numri mund të jetë 10 fishuar nga mënyra se si ky virus përhapet (marrëdhënie seksuale, gjak (dentistë etj…)

Prandaj mos më çani shumë vizden duke u marë mua (me të vetmin realist në qytet që të gjitha materialet i nxjerr me video, me figurë dhe me zë) duke krijuar “armiq” shpesh herë për të vetmin qëllim, për dashurinë për vendin tim!

Kaq kisha për sot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *