21 Maj, 2026

Flamur Golemi kallëzon gazetarin gjirokastrit: Padi për përhapje paniku

 Flamur Golemi kallëzon gazetarin gjirokastrit: Padi për përhapje paniku

Bashkia e Gjirokastrës depoziton në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe punonjësve të këtij aparati

“Kam ardhur pranë drejtorisë vendore të policisë Gjirokastër për të depozituar kallëzim penal dhe hetimin e faktit penal, që është shpërndarë në rrjetet sociale që në Bashkinë Gjirokastër është shpërndarë një epidemi me sëmundje HIV-AIDS.

Për këtë kallëzim ne kemi kërkuar ndjekjen penale të autorëve të shpërndarjes së këtij paniku, por njëkohësisht që për qytetarët të jenë më të qetë dhe më të bindur për atë që ka ndodhur, të hetohen edhe funksionarët e bashkisë, të cilët janë implikuar në këto rrjete sociale.

Ose këta persona që kanë shpërndarë epideminë, ose personat që kanë shpërndarë panik, të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Në fund të fundit duhet që qytetarët e Gjirokastrës të marrin një përgjigje të saktë nëse ka epidemi në bashki, apo jo.

Nëse s’ka, autorët që kanë shpërndarë këtë panik dhe këtë lajm të rremë, duhet të vihen përpara përgjegjiësisë penale”,- thotë avokati

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *