21 Maj, 2026

Denoncimi: E vërteta e videos erotike të Tërmet Peçit, me punonjësen e Bashkisë Këlcyrë

 Denoncimi: E vërteta e videos erotike të Tërmet Peçit, me punonjësen e Bashkisë Këlcyrë

Faqja Bashkësia Përmet, shkruan sot se lajmi për një skandal seksual i Tërmet Peçit me një punonjëse të Bashkisë Këlcyrë, një ditë para zgjedhjeve paralamentare, u sajua nga dy kryebashkiakë socialist, ai i Gjirokastrës dhe Këlcyrës.

“Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebashkiakëve të Këlcyrës, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

I dyti kandidoi për deputet dhe dy të tjerët si gra të këqija dhe xheloze u ndjenë keq. I bashkoi qëllimi i përbashkët dhe donin ta turpëronin që të humbiste garën.

Klement Ndoni i Këlcyrës bëri aleancë me Flamur Golemin e Gjirokastrës dhe në lojë futën burrin e një gruaje në Këlcyrë për të turpëruar nënën e fëmijëve të tij.

Dhe lajmi mori dhenë, “kandidati Tërmet Peçi është filmuar me brekë nëpër këmbë me një femër dhe videoja do bëjë namin”.

Lajmin e dërguan në Tiranë, u bombardua me shpifje çdo portal por video nuk kishte. Të gjithë kërkonin videon si fakt e si provë por kjo video e ndyrë ekzistonte vetëm në mendjet djallëzore të dy burrave, Klementit dhe Flamurit.

Në kulmin e fushatës e të skandalit gjasme këta dy fabrikuesit i mburren kryeministrit Edi Rama sikur e bllokuan videon nga publikimi dhe shpëtuan Partinë Scialiste nga turpi.

Zgjedhjet mbaruan, Tërmet Peçi fitoi bindshëm por videon porno nuk e pa asnjë njeri deri më sot. Dolën bllof mysybetët por dy familje i lënduan e i shkatërruan. Kaloi koha, nuk u shërua plaga dhe ja ku jemi me një tjetër plagë.

Dy gazetarë njëri në Gjirokastër Emin Kokalari e tjetri në Tiranë Basir Çollaku hedhin bombën: Flamur Golemi është i infektuar me një lloj hepatiti të rrezikshëm dhe gjatë marrëdhënieve seksuale ka infektuar edhe 17 gra e burra në bashkinë e Gjirokastrës”. Ashtu si vjet edhe këtë vit nuk kemi as fakte, as analiza dhe as prova por kemi peshën e turpit.

Flamur Golemi tashmë po gëlltit çorbën e prishur që i gatoi shokut të tij Tërmet Peçi duke njollosur në këtë mënyrë veten, bashkinë dhe Gjirokastrën”, shkruan Bashkësia Përmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *