21 Maj, 2026

Mediat pranë Flamur Golemit shantazhojnë drejtorët e Bashkisë: Dilni e mbrojeni, ndryshe do ju nxjerrim emrat

 Mediat pranë Flamur Golemit shantazhojnë drejtorët e Bashkisë: Dilni e mbrojeni, ndryshe do ju nxjerrim emrat

Mediat pranë Flamur Golemit, kanë nisur të shantazhojnë drejtorët në Bashkinë e Gjirokastrës, pse nuk kanë reaguar në mbështetje të tij, pas daljes së lajmit se ai është infektuar me SIDA.

Një prej tyre, Jugulajm, kërcënon se do t’i nxjerrë me emra ata, pse nuk kanë reaguar pro Golemit.

“Kush nga drejtoret ne Bashkine e Gjirokastres nuk begenisi te reagoje ndaj paçavures qe u shpernda si virus me nje pretendim armiqesor?

Cilet nga pergjegjesat e sektoreve nuk ja ndjeu te solidarizohej me kryebashkiakun Golemi ne keto momente ku prestigji dhe imazhi i tij u cenuan rendě?

Te henen Jugulajm.net do t’i nxjerre me emer e mbiemer te gjithe zullumqaret qe paguhen nga Bashkia dhe luajne me dy porta.

Ketu do jemi”, shkruan ky portal.

“Nesër avazi !!!!!

Duroni, emër për emër, e mbiemër për mbiemër, drejtorët e RILINDJES në Bashkinë Gjirokastër, drejtoret rilindas rajonale, vendore etj, ata që u bashkuan me llumin e përgojimit dhe etiketimit të një qyteti të tërë të prekur me SIDA !!!

Ata që bënë sehir sesi po poshterohemi të gjithë si gjirokastritë nga një sajesë e ndyrë !!

Këta drejtorë gjirizi kanë nxituar dje të reagojnë përmes rrjeteve sociale fill pas paralajmerimit tonë. Pooooor kjo nuk i justifikon nga pjesmarrja indirekte në përbaltjen e një qyteti të tërë”, shkruan ky portal më tej.

Me sa duket, Golemi dyshon se këtë lajm e kanë përhapur drejtorët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *