21 Maj, 2026

“Tronditëse” – Blendi Fevziu reagon për lajmin se Flamur Golemi është me SIDA: Nuk duhej t’ia nxirrnin emrin

 “Tronditëse” – Blendi Fevziu reagon për lajmin se Flamur Golemi është me SIDA: Nuk duhej t’ia nxirrnin emrin

Një prej lajmeve më të diskutuara gjatë orëve të fundit ka qenë ai ku pretendohej se kryetari i Bashkisë Gjirokastër dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultonin të infektuar me HIV/AIDS. Ky pretendim u hodh poshtë nga vetë Bashkia e Gjirokastrës, e cila reagoi zyrtarisht duke e cilësuar lajmin si të pavërtetë dhe të sajuar me qëllim dëmtimin e imazhit të institucionit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili e ka konsideruar ndër lajmet më tronditëse të lexuara përgjatë 24 orëve të fundit, pasi disa prej mediave në vendin tonë i dhanë “zë” këtij lajmi, nq një kohë kur ende nuk kishin asnjë reagim zyrtar apo qoftë dhe burim të besueshëm.

Përmes një video në rrjetet sociale, Fevziu nënvizon se pavarësisht nëse lajmi është i vërtetë apo jo, mënyra e trajtimit të tij nëpër media përbën një problem serioz.

Sipas gazetarit çdo informacion që lidhet me sëmundje të tilla si HIV/AIDS duhet të trajtohet me konfidencialitet absolut, duke shmangur publikimin e emrave apo identifikimin e institucioneve konkrete. Ai thekson se personat që përballen me këto sëmundje nuk duhet të stigmatizohen apo të përballen me diskriminim, por të kenë mundësinë të marrin trajtim shëndetësor.

“E thashë dhe njëherë, unë nuk e di nëse është i vërtetë, por ka një problem, lajme që lidhen me HIV/AIDS, lajme që lidhen me sëmundje të tilla, duhet të jenë në mënyrë absolute krejtësisht konfidenciale. Nuk lejohen të jepen emra, vende në raste të tilla, sepse është konfidenciale kudo në botë.

Janë sëmundje për të cilat personi nuk mund të diskriminohet, nuk mund të identifikohet, nuk mund t’i krijohen probleme në shoqëri. Ai duhet të marrë trajtimin shëndetësor”, thotë gazetari, teksa më tej ka bërë apel për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga ana e mediave në raportimin e çështjeve të tilla, duke shmangur publikimin e informacioneve të tilla të cilat mund të krijojnë panik në shoqëri, veçanërisht në qytete të vogla.

Pjesë nga fjala e Fevziut:

Një prej lajmeve më tronditëse që kam lexuar 24 orët e fundit ishte ai që fliste për një infektim masiv të një prej sëmundjeve më problematike të shekullit, HIV/AIDS, në një nga institucionet e jugut të Shqipërisë.

E para dhe kryesorja, unë nuk e di nëse ky lajm është apo jo i vërtetë, megjithëse Bashkia e Gjirokastrës e ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike, të prerë, si një lajm të pavërtetë.

Natyrisht që u fol për shumë bashki të jugut të Shqipërisë, lajmi është dhënë nga një gazetar. E thashë dhe njëherë, unë nuk e di nëse është i vërtetë, por ka një problem, lajme që lidhen me HIV/AIDS, lajme që lidhen me sëmundje të tilla, duhet të jenë në mënyrë absolute krejtësisht konfidenciale.

Nuk lejohen të jepen emra, vende në raste të tilla, sepse është konfidenciale kudo në botë. Janë sëmundje për të cilat personi nuk mund të diskriminohet, nuk mund të identifikohet, nuk mund t’i krijohen probleme në shoqëri. Ai duhet të marrë trajtimin shëndetësor.

Krijimi i panikut të tillë, sidomos në qytete të vogla siç janë qytetet e jugut të Shqipërisë, aq më shumë nëse lajmi nuk është i vërtetë, jo vetëm që nuk është korrekt, por është i pandershëm dhe mund të ketë pasoja për të gjithë.

Prandaj duhet shumë kujdes për raste të tilla dhe sidomos me lajme si ky, mediat duhet të jenë shumë të kujdesshme për të mos hapur panik. Është i vërtetë apo jo nuk e di, por shpresoj shumë që të jetë i pavërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *