21 Maj, 2026

Grida Duma e përzuri nga emisioni, koordinatori i PD kundër Alfred Lelës: Nuk shahet vendi ku të ka ulur i zoti i shtëpisë, ndryshe nuk je burrë, ik bli fustan

 Grida Duma e përzuri nga emisioni, koordinatori i PD kundër Alfred Lelës: Nuk shahet vendi ku të ka ulur i zoti i shtëpisë, ndryshe nuk je burrë, ik bli fustan

Juristi dhe zyrtari i PD, Skerdjan Dhuli ka bërë një reagim në rrjetet sociale për episodin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”, ku Grida Duma u detyrua të përzinte të ftuarin Alfred Lela – një ish-koleg në PD -, pasi ky i fundi e ofendoi.

Dhuli nuk e përmend emrin e Lelës, por thotë se në çdo kod moral e në çdo odë burrash, nuk shahet vendi ku të ulë i zoti i shtëpi, as shtëpia dhe as i zoti, dhe sipas tij kush e bën këtë, ka probleme me burrërinë.

“Në Kuran, Bibël, Kanun dhe çdo kod moral e zakonor, odë burrash etj, nuk shahet vendi ku të ka ulur i zoti i shtëpisë, as shtëpia as i zoti i saj. Ata që e bëjnë, kanë telash me burrërinë. 

Tungjatjeta vetëm për ata që dinë të jenë burra e dinë ti japin peshë e hije vendit ku ulen. Për të tjerët ka fustane nëpër vitrina”, shkruan Skerdjan Dhuli.

Ai bëhet i pari zyrtar i PD që del kundër ofendimeve të Alfred Lelës ndaj ish-politikanes së spikatur demokrate Grida Duma, tashmë drejtuese e një prej emisioneve të “Prime” më të ndjekura në vend. Më herët, zyrtarë demokratë kanë bërë thirrje për bojkotim të Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *