21 Maj, 2026

Frikë dhe humor: Lajmi se një kryebashkiak në Jug është me SIDA dhe ua ka ngjitur punonjesve trazon rrjetin

 Frikë dhe humor: Lajmi se një kryebashkiak në Jug është me SIDA dhe ua ka ngjitur punonjesve trazon rrjetin

Pas lajmit se një kryebashkiak në jug është me SIDA dhe ua ka ngjitur edhe punonjësve të tij, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me to, në rrjet ka plasur debati, por dhe humori.

Gazetari Armir Shkurti shkruan me ironi:

“Kisha 30 vjet pa takuar kushon tim që jeton në një qytet në jug

– E mo Ilo – e thërras – Çne në Tiranë ti o?

– Ardha të bëj ananilzat e SIDA – s!

– Je në terezi mo?! Ç’ke katranosur o ditëzi?

– Po…. lexova se një kryetar bashkie u ka shpërndarë SIDA -n punonjësve

– Jooo! Jo bre, s’është toni! Pastaj, edhe në qoftë ay toni, ti s’punon në bashki.

– Aman o kusho – ma pret – se i bëj një herë ato të flamosura analiza, asnjë të keqe s’ka. Për çdo rast….”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *