21 Maj, 2026

32-vjeçari në Gjirokastër rreh kushërirën dhe nenën e vet

 32-vjeçari në Gjirokastër rreh kushërirën dhe nenën e vet

Një 32-vjeçar në Gjirokastër është proceduar penalisht pasi ka rrahur kushërirën dhe nënën e saj.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, por nuk ka dhënë arsyet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin -K. K., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij dhe nënës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *