21 Maj, 2026

I ngacmonte gruan, 42-vjeçari rreh komshiun në Gjirokastër

 I ngacmonte gruan, 42-vjeçari rreh komshiun në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 42-vjeçar, pasi ka goditur një bashkëqytetarin e vet.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 52-vjeçari dyshohet se ngacmonte gruan e 42-vjeçarit që e dhunoi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin -G. I., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 52-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *