21 Maj, 2026

Europa del jashtë Whatsapp dhe Signal

 Europa del jashtë Whatsapp dhe Signal

Qeveritë europiane kanë vendosur që të nxjerrin nga përdorimi i brendshëm i tyre shërbimet e aplikacioneve Whatsapp dhe Signal.

Nisma përfshin qeveritë e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Hollandës, Luksemburgut dhe Belgjikës dhe aplikacionet nuk do të përdoren më për shkëmbim të informacioni sensitiv.

Ndërkohë që NATO përdor sistemin e vet të mesazheve, Komisioni Europian do të dalë nga dy aplikacionet në fjalë në fund të vitit.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje shkon në linjë me politikën e krijimit të varianteve alternative ndaj teknologjisë amerikane, lindur për shkak të nevojës për të patur kontroll mbi platformat e përdorura.

E njëjta nismë është ndërmarrë së fundmi edhe nga qeveria ruse që ka kërkuar kontroll mbi Telegramin dhe ka krijuar shërbime mesazhesh të vetat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *