Mësuesi që bën çdo ditë 40 km për të mësuar fëmijët në fshatin e braktisur
Fshatrat shqiptarë janë boshatisur masivisht pas rënies së komunizmit.
Bubësi në Këlcyrë të Përmetit, është një prej tyre.
Aty aktualisht jeton vetëm një familje.
Dhe, për të mësuar fëmijët e tyre, çdo ditë, mësuesi Moreno Allamani bën 40 kilometra për të shkuar aty.
Në shi, dëborë, të ftohtë e vapë, ai e bën përditë këtë rrugë, për të shkuar dhe për të mësuar fëmijët.