“Heroina” e socialistëve, që papritur është kthyer në armike për shkak të Ols Dados
Ina Rama, dikur “heroinë” e socialistëve dhe armike e betuar e Sali Berishës, për shkak të 21 janarit, është kthyer papritur në armike të socialistëve.
Ish-kryeprokurorën e bëjnë fajtore, vetëm për një gjë: Se qenka përgjegjëse që ka emëruar Ols Dadon prokuror, njeriun që ka në dorë dosjen e Erion Veliajt.
Ky është një mëkat që nuk ia falin.
Ndaj dhe kanë nisur sulmet ndaj saj, nga Bamir Topi, tek Ylli Manjani dhe mediat e majta, që janë afër Erion Veliajt.
E kanë nxjerrë madje edhe spiune të SHISH.
Ish- “lavirja e bulevardit”, tani është “spiunia” që ka marrë më qafë Erion Veliajn, pse ka emëruar Ols Dadon kryeprokuror.