Shou i shëmtuar i Ramës, me pasaportat shqiptare
“Bota përmbys!
Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush
Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit.
Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?
Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”.
Kështu shkruan Edi Rama, ndërsa ka ndarë një foto me Adams.
Shumë komentues në rrjetet sociale, në fakt kanë reaguar ashpër ndaj këtij shout ë shëmtuar.
E para, sepse Adams nuk ka bërë ndonjë gjë për ta merituar këtë pasaportë, përveçse ka përdorur shqiptarët në Amerikë, për t’iu marrë votat.
E dyta, se bëhet fjalë për një personazh të akuzuar për korrupsion dhe ngacmim seksual.
Dhe e treta, sepse ndërsa një personazhi të tillë i jepet pasaporta me një lehtësi të tillë, mijëra shqiptarë të Kosovës që kanë kërkuar të pajisen me pasaportë shqiptare, janë përballur me refuzime dhe procedura të tejzgjatura. (Thuaje.al)