21 Maj, 2026

Historike: Një femër që drejton ushtrinë

 Historike: Një femër që drejton ushtrinë

Susan Coyle është femra e parë që merr drejtimin e ushtrisë australiane. Ajo merr formalisht detyrën në muajin korrik dhe zëvendëson gjeneral lejtnantin Simon Stuart.

Coyle vjen nga një karrierë e gjatë katër dekada gjatë së cilës ka mbajtur disa detyra komanduese përfshirë operacione lufte në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.

Emërimi i Coyle shkon në linjë me politikën australiane të shtimit të numrit të femrave oficere. Ministri i Mbrojtjes Richard Marles e ka cilësuar emërimin si “thellësisht historik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *