21 Maj, 2026

Pse Edi Rama po shpik armiq imagjinarë?

 Pse Edi Rama po shpik armiq imagjinarë?

Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se Edi Rama është duke shpikur armiq imagjinarë, për t’u dukur hero në sytë e popullit.

“Rama ka filluar ta zgjerojë pafund rrethin e armiqve të tij dhe gjithmonë e më tepër po e vizaton veten si një vetmitar, një njeri i pakuptuar, një njeri i cili ka bërë gjithçka të mundur.

Por pastaj rreshti i ziliqarëve ndaj tij është i madh, ku përfshihet që nga opozita, media, segmente të caktuara të shoqërisë e me radhë. Nuk, nuk më duket se është kështu.

Ka një shprehje që thotë se pesha e një burri në politikë matet me shumën e armiqve të tij. Por këta janë armiq imagjinarë të Ramës dhe ai i shpik si të tillë për t’u vetëdukë edhe njëherë edhe më heroik në betejën që duket se po e fiton, por e fiton në zgjedhje, sipas tij. Kjo është e para. E dyta kishte të bënte me atë gjënë tjetër.

Ky është një nga fatet më të këqija që ne ia kemi ndërtuar vetes. E them “ne”, se ne s’kemi dorë, por politika, edhe njëherë, ka shpikur biznesmenët ideologjikë. Është fakt, jo në këtë përmasë kaq të theksuar, kaq të dukshme.

Kjo e detyron, kjo rrit korrupsionin, kjo e bën garën e nesërme politike, ashtu siç vret garën ekonomike, më të padrejtë dhe më të pandershme. Sepse, si rregull, pranë qeverisë afrohen shumë herë më tepër donacione dhe më të dukshme. Ndërkohë që në Amerikë mund ta bësh një gjë të tillë, por nëse të kapin, nëse tejkalon shifrat.

Po për t’u kthyer edhe njëherë te ajo gjëja tjetër që e kisha vërtet me dhimbje për ta thënë: sa herë që politikanët shqiptarë të majtë, në të gjithë këto vite, betohen për Evropën, mua më ngjajnë me ca adoleshentë hilacakë që, kur kapen në gabim, betohen për kokën e mamasë thjesht për të kaluar radhën.

Unë e kam bindje të thellë që këta hilacakët tanë këtu as nuk duan integrimin real të Shqipërisë në Evropë, hyrjen në një botë me rregulla, sepse janë mësuar me hilën e vogël lokale këtu.

Nuk do të mbijetonin dot modele si ky i shpikur, që nganjëherë si rast i veçantë na duket, i politikanëve shqiptarë në Evropë: njerëz të cilët udhëheqin me ego, me narcizëm dhe me vetëmjaftueshmëri”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *