Belinda Balluku: Po performojmë në mënyrë të jashtëzakonshme
Belinda Balluku, nën hetim nga SPAK për afera të rënda, është shfaqur krah Edi Ramës në Fier dy ditë më parë.
Dhe ka postuar disa foto krah tij, duke folur për performancë të jashtëzakonshme.
“Çdo takim, çdo bisedë e shkëmbyer, çdo fjalë, këshillë apo premtim është i vyer, për sa kohë mbart kuptimin e thellë të peshës së përgjegjësisë për 83 mandatet e dhëna nga populli, si një kontratë mirëbesimi për udhëheqjen e vendit, jo thjesht për punët e përditshme, por mbi të gjitha për reformat e aksionet e jashtëzakonshme që Qeveria shqiptare performon”, shkruan ajo.