Anija kineze “sfidon” bllokadën amerikane në Hormuz
Një anije cisternë kineze e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara ka kaluar të martën përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht bllokadës amerikane mbi këtë korridor strategjik detar, raporton Reuters.
Sipas të dhënave nga LSEG, MarineTraffic dhe Kpler, anija Rich Starry është mjeti i parë që ka kaluar ngushticën dhe ka dalë nga Gjiri Persik që prej nisjes së bllokadës amerikane.
Anija cisternë dhe pronari i saj, kompania Shanghai Xuanrun Shipping Co Ltd, janë vendosur më parë nën sanksione nga Washingtoni për bashkëpunim tregtar me Iranin.
Deri tani, kompania nuk ka reaguar publikisht mbi zhvillimin.