Bashkëshortja e Gerti Bogdanit thotë se zisë do i vijë fundi për hir të fëmijëve: Ai do donte të na shikonte të lumtur
Edlira Çepani, aktivistja e njohur njëherazi dhe partnerja e të ndjerit Gert Bogdani, ka rrëfyer së fundmi 2 vitet e fundit të saj që u bënë më të vështirat e jetës, pasi shtylla kryesore e familjes u nda tragjikisht nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh.
Në një intervistë të dhënë për podcastin e Mirela Milorit, edhe pse kanë kaluar afro dy vite nga humbja e partnerit të saj, Edlira Çepani theksoi se deri më sot rrobat e zeza nuk “janë ndarë”nga trupi i saj sepse përveçse është traditë të mbash zi për vdekjen e burrit, ajo theksoi se e ka ndjerë ta bëjë diçka të tillë pasi një pjesë e saj nuk jeton më.
“Afro 2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë. Është një kohë që nuk kalon. Ti mësohesh të jetosh me dhimbjen e ajo bëhet pjesë e jotja. Por një pjesë e jotja ikën me atë që ti do. Dukesh sikur nuk je njësoj, por në fakt është e kundërta. Dhimbja nuk kalon me kohën. Thjesht ti mbledh të gjitha energjitë edhe dashuritë që të mbeten në këtë botë dhe i jep forcë vetes për të ecur përpara dhe për ta nderuar atë që ke dashur” u shphre aktivistja.
Ndërsa më tej aktivistja zbuloi se së shpejti do të heqë rrobat e zeza pasi këtë ia kanë kërkuar fëmijët e saj, djali 8 vjeç dhe vajza 13 vjeçe, duke theksuar se dhe Gerti gjithmonë ka dashur t’i shikojë të lumtur familjen e tij.
“Kur të dashurit tanë largohen nga jeta nuk duan që të na lënë me dhimbje të madhe, Gerti donte të ishim të lumtur. E zeza është në dy mënyra, e para ëshrtë traditë, e dyta është ndjesi, që kur mbaron pjesa e traditës ti ose e ke ose se ke. Kur mbaron tradita ti e bën se e ndjen. Normalisht unë e ndjej por nuk do ta bëj për shumë sepse ma kanë kërkuar fëmijët e mi. Në një moment të caktuar do të jetë ndryshe”, shtoi më tej Edlira.
Kujtojmë se Gerti Bogdani humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po zhvillonte një takim me miqtë në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ikja e papritur e Gertit, e politikanit dhe djalit të mirë “tirons”, ka tronditur jo vetëm familjarët, por të gjithë kolegët e miqtë që patën fatin të punojnë me të.