21 Maj, 2026

Orban nuk është Edi Rama!

 Orban nuk është Edi Rama!

Nga Milaim Nela

Orban nuk është Edi Rama!

Opozita hungareze nuk është opozita shqiptare!

Shoqëria dhe zgjedhësi hungarez nuk janë shoqëria dhe zgjedhësi shqiptar!

Prandaj mos krahasoni të pakrahasueshmen!

Hungaria nuk është shtet hajgare por shtet me trashëgimi PERANDORAKE!

Orbanin nuk e kam pëlqyer qe kur u bë aleat i Putinit dhe Vuçiqit dhe sidomos kur u pozicionua hapur kundër Kosovës e pro Serbisë por ta krahasosh me Ramën është fyerje!

Mos harroni se ai u votua masivisht per 4 mandate jo se manipuloi zgjedhjet por se beri reforma për të cilat kishte nevojë shoqeria Hungareze.

Shkuli Sorosin dhe e shporri nga vendi.

Beri reforma ekonomike dhe veçanërisht reforma pro familjes e prandaj e deshën hungarezët. Kur populizmi i tij arriti aty ku arriti e filloi të bëhet rrezik ata e votuan kundër! E votuan kundër sepse hungarezet nuk deshën të bëhen pjese e Federatês Ruse drejt së cilës po shkonte Orban!

Mos harroni se Orban nuk u rrëzua nga e majta por nga një një parti po e djathtë që e pa atë si rrezik për vendin!

Por, kjo është Hungaria!

Shqipëria nga ana tjetër, në 114 vjet ekzistencë është përpëlitje për shtetndërtim e vetëm në vitet 1924-1939 ka patur shtet serioz!

Pjesa tjetër e dini vetë ju e nuk ka nevojë të ju a përsëris!

Kaq për sot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *