Tronditëse: 10 vjeçari shkon me nënën në Polici dhe denoncon 17 vjeçarin se e ka lidhur me litar dhe e ka përdhunuar në sy të tre shokëve
Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti jugor i Gjirokastrës, ku një djalë 10 vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë me nënën e tij dhe denoncon se një 17 vjeçar e ka përdhunuar në një magazinë të braktisur, në afërsi të lagjes Zinxhira.
I mituri, i cili i përket komunitetit rom dhe jeton në këtë lagje, pretendon se 17 vjeçari e ka marrë me forcë në magazinën e braktisur, e ka lidhur me litar dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Tani, i mbetet Policisë së Gjirokastrës të kryejë hetimet e nevojshme për rastin dhe të zbardhë pretendimet e 10 vjeçarit, i cili gjithashtu thotë se është kërcënuar që të mos tregonte në familje, sepse përndryshe do e pësonte keq.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë dhe 10 vjeçari ka shkuar në polici bashkë me nënën vetëm sot, pasi është mësuar se 17 vjeçari me inicialet M.Sh është larguar drejt Greqisë.
I mituri ka treguar se të pranishëm kanë qenë dhe tre djem të tjerë, shokët e tij të moshës rreth 10-12 vjeç, të cilët gjithashtu pretendohet se janë kërcënuar që të mos flisnin për atë që kishte ndodhur në magazinën e braktisur.
Mbetet për t’u provuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, nëse këto pretendime janë të vërteta apo jo.