Shefqet Kastrati ka “zaptuar” Shqipërinë, përfaqësuesja e SHBA shfaqet krah tij
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn ka qenë present në ambientet e aeroportit Nënë Tereza, ku u takua me presidentin e grupit Kastrati, Shefqet Kastrati.
Në fotot e publikuara nga zyra e shtypit e Ambasadës amerikane, shihen përfaqësuesja më e lartë e SHBA duke shtrënguar duart me presidentin e grupit, Shefqet Kastrati, ndërsa vetë presidenti është kujdesur që të udhëheqë vizitën e të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë në ambientet e brendshme të aeroportit për të parë nga afër masat e sigurisë që janë ndërmarrë nga kompania që menaxhon aeroportin.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Kujtojmë që Kastrati është një prej oligarkëve më të mëdhenj në vend dhe ka lidhje të forta me Qeverinë.
Ai menaxhon rrugët kryesore, ajrin, por ka dhe monopolin e karburanteve në vend.



