21 Maj, 2026

Një rast nepotizmi, që lidhet direkt me Flamur Golemin dhe Mirela Kumbaron

 Një rast nepotizmi, që lidhet direkt me Flamur Golemin dhe Mirela Kumbaron

Denoncim i fortë për Universitetin Eqerem Çabej University në Gjirokastër!

Në inbox-in e “Pazari Lajm” ka mbërritur një denoncim tronditës nga një qytetar, i cili ngre akuza serioze për mënyrën se si po menaxhohet Universiteti “Eqerem Çabej”. Sipas tij, institucioni është kthyer në një strukturë kaotike dhe me prirje të forta klienteliste, duke u trajtuar si një biznes privat.

Qytetari akuzon drejtpërdrejt administratorin Semi Golemi, për të cilin pretendon se, falë lidhjeve të afërta familjare me kryebashkiakun Flamur Golemi, ka vendosur një sistem nepotizmi dhe favorizimesh brenda universitetit.

Sipas denoncimit, një nga rastet më flagrante është ai i Gentian Nevirit, i cili prej më shumë se 7 vitesh rezulton i punësuar si shofer i universitetit, duke përdorur mjetet e institucionit, ndërkohë që paralelisht ushtron edhe aktivitet privat si taksixhi.

Madje, qytetari pretendon se disponon edhe prova filmike, ku shihet qartë se i njëjti person gjatë ditës ushtron të dyja aktivitetet – si shofer i universitetit dhe si taksixhi. Këto pamje, sipas tij, pritet të publikohen dhe do të jenë të aksesueshme për publikun përmes kanaleve të “Pazari Lajm”, duke i dhënë mundësi kujtdo të verifikojë vetë situatën.

Pyetja që ngrihet është e drejtpërdrejtë:

Si është e mundur që një punonjës publik të mbajë dy angazhime të tilla njëkohësisht?

Kjo mbetet për t’u sqaruar nga vetë administratori.

Denoncuesi shkon më tej, duke e cilësuar situatën si një rrjet nepotizmi familjar dhe shoqëror, ku vendimmarrja nuk bazohet në meritë, por në lidhje personale.

Sipas tij, ndikimi i Semi Golemi nuk ndalet vetëm në nivel lokal, pasi ai konsiderohet edhe si një person i afërt dhe i besuar i ish-ministres së Arsimit Mirela Kumbaro.

Ky denoncim ngre pikëpyetje të forta mbi transparencën, ligjshmërinë dhe standardet e menaxhimit në një nga universitetet që konsiderohej ndër institucionet elitare të arsimit të lartë në Shqipëri. (Pazari Lajm)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *