21 Maj, 2026

Aktori i njohur: Një atak në zemër, më “shpëtoi” jetën

 Aktori i njohur: Një atak në zemër, më “shpëtoi” jetën

Antonio Banderas ka rrëfyer se vendimi për t’u larguar nga Hollywood-i erdhi pas një ataku në zemër në vitin 2017, një ngjarje që i ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të jetuarit.

Aktori 65-vjeçar shpjegoi se kriza serioze shëndetësore me të cilën u përball në vitin 2017 i ndryshoi jetën, duke e detyruar të kthehej përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Malaga.

“Ishte një paralajmërim shumë serioz. Ndryshoi mënyrën se si e shoh jetën”, tha ai.

Ai më parë kishte thënë se ataku në zemër ishte “një nga gjërat më të mira” që i kishte ndodhur, pasi e ndihmoi të ripërcaktonte prioritetet e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *