21 Maj, 2026

Dyshohet se spiunuan për Izraelin dhe SHBA-në, Irani arreston 4 zyrtarë qeveritarë: Rrezikojnë dënimin me vdekje

 Dyshohet se spiunuan për Izraelin dhe SHBA-në, Irani arreston 4 zyrtarë qeveritarë: Rrezikojnë dënimin me vdekje

Të paktën katër zyrtarë qeveritarë janë arrestuar në qytetin verior iranian të Babolsarit, raportoi të mërkurën agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Sipas agjencisë, të arrestuarit akuzohen për “spiunazh për armikun”, përkatësisht për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Më 17 mars, kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, njoftoi se ata që kapen për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në dhe spiunazh në emër të tyre do të përballen me dënimin me vdekje ose konfiskimin e plotë të aseteve të tyre në favor të shtetit.

Më 15 mars, shefi i policisë së Iranit, gjenerali Reza Radan, raportoi se agjencitë e zbatimit të ligjit kanë arrestuar të paktën 500 persona si “të dyshuar për bashkëpunim me armikun” që nga 28 shkurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *