Historia e vërtetë e “Kapedanit” – Si e shkroi Skënder Plasari, pas bisedave me një plak nga Dardha e Korçës
Aktori e skenaristi Skender Plasari ështe skenaristi i filmit ”Kapedani” ne 1972.
Ai ka thene se kur ka shkruar ”Kapedanin” ka patur parasysh nje plak nga Dardha e Korces i cili i kishte inat grate, xha Nasho, te cilin ai e kishte njohur kur ishin ne Dardhe per te bere ski, se Skenderi ishte student ne institutin e fiskultures.
Nje dite xha Nasho kishte ardhur ne Tirane dhe kishte takuar ”ata djemte e fiskultures” dhe kerkoi ta conin te takonte kryeministrin se do ankohej per nje grua ne fshat qe merrej me bagetite.
Aty kishte pare studentet femra qe po benin stervitje me kilota dhe kishte thene:
-”Ore cfare behet ketu? I di qeveria keto qe rrine me brecka ne mes te sheshit?”.
Me vone Skenderi shkroi skenarin e filmit ”Kapedani” duke vene keto detaje si dhe shume detaje te tjera humoristike nga jeta e vjehrrit te tij, i cili kishte luajtur si aktor humori ne Greqi.
Ai kerkoi qe rolin e kapedanit ta luante vjehrri i tij, por u zgjodh Albert Verria.
Ndersa xha Beqon do ta luante Mihal Popi (i cili i kishte kerkuar Skenderit qe te shkruante nje skenar per te, pra ai ”Kapedanin” e shkroi se ja kerkoi Mihali).
Por Mihal Popi kur u bene kinoprovat pa se Nikolin Xhoja e luante me mire se ai dhe u terhoq vete nga roli i Xha Beqos, duke thene se ai rol i pershtatet Nikolinit dhe ai ”e luan shume me mire se une. Une jam i vjeter”.
Skender Plasari eshte babai i aktores Sesilja Plasari. (Kozma Borova)