Denoncimi me emra: Pedagogët që bëjnë kërdinë në Universitetin e Gjirokastrës
Në 13 vite qeverisje Edi Rama, që mburret për të rritur standartin dhe për të hyrë në Europë, ka shkatërruar realisht edhe ato shtylla tradicionale të krijuara prej vitesh në Shqipëri.
Një nga këto shtylla është edhe rrjeti i arsimimit, e veçanërisht ai i arsimit të lartë publik, i cili ka degraduar në një nivel tallavaje, si pasojë e ndërhyrjes së politikës, tarafit, korrupsionit dhe krimit.
Një nga shembujt më të bujshëm të këtij degradimi janë rrjeti i ish-instituteve të larta arsimore, që pas vitit ‘90 morën statusin e universiteteve. Përkatësisht trekëndëshi Shkodër, Elbasan Gjirokastër, ku mendjet krijuese jo vetëm nuk ndihmohen por ngulfaten dhe dhunohen nga ndërhyrja e politikës.
Ndërsa në Shkodër mafia politike dhe kriminale po lufton fort me rektorin Tonin Gjuraj që ka marrë përsipër ta reformojë universitetin “Luigj Gurakuqi”; në Gjirokastër, “Eqerem Çabej” po vuan ditë për ditë nga një gjendje që po e rrënon.
Universitti i Gjirokastrës është kthyer në një divan tarafi osman të shekullit të 18. Atje punësohen dhe promovohen fëmijë, vellëzër, motra, kunata e taraf, sikur të jetojmë në një rezervat bejlerësh të mesjetës.
Skema nepotike është orgjinale, krejt e paimagjinueshme edhe kur pasqyron thjesht dhe vetëm lidhjet nepotike horizontale, sepse nëse do të përfshiheshin lidhjet vertikale familjare dhe politike midis grupeve me njeri- tjetrin, atëhere do të kishim të bënim me një rrjet të madh merimange nepotike të ngatërruar keq edhe me rrjetën e influencave politike lokale.
Kjo skemë abuzimi është krejt orgjinale dhe është shumë më larg shenjave të krizës më të gjerë që ka mbërthyer institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri.
Në këtë universitet, hyn në staf si sanitare ose sekretare dhe vazhdon karrierën si pedagoge, më tej ngrihesh në detyrë si shefe departamenti.
Rasti më i fundit në këtë universitet është kur hyn sanitare dhe përfundon eksperte e kurrikulave. O Tempora o Mores!
Problemet e plagjiaturës, shit-blerja e notave, mos zhvillimi i leksioneve dhe seminareve, mosfrekuentimi nga studentët, auditorët e boshatisur, regjistrimet fiktive të studentëve, rekrutimet nepotike dhe politike të stafit akademik dhe administrativ, kanë bërë që besueshmëria e diplomës së këtij universiteti të shkojë drejt Zeros Absolute.
Fëmijët e personelit akademik dhe administrativ kanë nga 1, 2 dhe 3 diploma të këtij universiteti fantazmë, që edhe pse nuk janë ulur asnjë ditë në auditorët e universitetit, zotërojnë diploma të shumëllojshme.
Në universitet bëhët pak ose aspak mësim. Vetëm kur njoftohen se do të ketë kontrolle nga Ministria e Arsimit, bëhet mësim formal me studentë që merrën në telefon nga vetë pedagogët për të qenë prezent ditën e kontrollit.
Shqetësim i madh është menaxhimi i fondeve financiare pa transparencë dhe pallogaridhënie të qartë për përdorimin e tyre.
Fondet ndahen sipas skemës nepotike dhe politike. Ky institucion ka dështuar si institucion lider akademik në aplikimet për projektet ndërkombëtare dhe europiane, por angazhohet si partner sepse një % e madhe e trupës akademike nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj.
Administrata përfshin një numër jashtëzakonisht të madh punonjësish administrativ me funksione të paargumentuara.
Rreth 40 % e numrit te studentëve të universitetit janë emigrantë dhe vijne në institucion vetëm në sezonin e provimeve të shtatorit, për të dhëne provimet dhe detyrimet tek pedagoget.
Kjo gjë shmang përgjegjësinë e pedagogëve për mos prezencë në seminare dhe leksione gjatë gjithë vitit mësimor. Pra studentet e këtij universiteti, gjatë vitit nuk shkojne asnjë orë në sallat e leksioneve dhe seminareve, por vetëm në provime (një herë në vit).
Pasojat: Numri i studentëve në pikiatë. mbyllje e programeve mesimore të degëve dhe departamenteve, shpërndahen çertifikata të pa legalizuara zyrtarisht, sepse institucioni për të justifikuar mungesën e studentëve në Bachelor e Master dhe për të ekzistuar, mashtron me çeljen e shkollave profesionale 2 vjeçare të pa akredituara fare, ku qindra nxënës me mesatare të ulët që ndjekin mësime në sistemin 2 vjeçar në statistika paraqiten si studentë.
Ja skema nepotike reale në universitetin publik “Eqrem Çabej”:
1. Grupi Boboli: Aleksandër, Zamira, Irena, Valentina, Donika Boboli (të 5-të pedagogë të degës greqisht, brenda grupit; burrë, grua dhe kushërinj.
2. Grupi Barka: Panajoti (ish-Përgjegjës i Degës Greqisht dhe Elvira Barka (burrë e grua, 2 pedagogë)
3. Grupi Mema: Bektash Mema (ish-Rektor, aktualisht pedagog), Griselda dhe Maldin Mema, Elona Memisha (babai, vjerri, djali dhe nusja e djalit, 3 pedagogë dhe 1 sekretare).
4. Grupi Sala: Gëzim Sala (ish-Rektor, aktualisht zv/Rektor i procesit mësimor dhe pedagog), Kozeta dhe Leonard Sala (burrë e grua dhe djali 3 pedagogë).
5. Grupi Hasani: Vladimir Hasani (ish-Rektor, aktualisht pedagog), Evgjeni Hasani (pedagoge) ( 2 pedagogë burrë e grua).
6. Grupi Terpo: Dhori Terpo (aktualisht Kryetar Bordit të universitetit dhe pedagog), Afërdita dhe Majlinda Terpo (vëllai dhe 2 motrat, 3 pedagogë)
7. Grupi Isaraj: Merita (Hysi) Isaraj (aktualisht Zv/Rektore. Shefe Marrëdhënieve me Jashtë e universitetit, Kryetare Bordit Administrativ, Kryetare e Këshillit Bashkiak Gjirokastër dhe pedagoge e anglishtes, e pagëzuar si “lubia” e universitetit), Elira Isaraj, Velma Hysi, Parashqevi Islamaj (2 kunata dhe 2 kushërirat e para të Zv/Rektores, 4 pedagoge).
8. Grupi Peta: Eva Peta (pedagoge) dhe Belinda Xarba (2 pedagoge) (motra)
9. Grupi Shehu: Evelina & Valentina Shehu (kunata) Fotini, Edlira dhe Oltion Shehu (nënë e bijë dhe nipi, të 5-të punonjës administrate).
10. Grupi Kllapi: Drita Kllapi (pedagoge) E. Kllapi Alban Kllapi (2 motrat dhe 1 nip në administratë).
11. Grupi Xhaji: Marjanthi Xhaji, drejtore e Drejtorisë së Financës, Athina Xhaji, nusja e djalit kandidate për pedagoge (2 persona).
12. Grupi Malo: Sadik Malo (Dekan i Shkencave të Natyrës) Irisa Malo, Matilda Malo, laborante e kimisë. (Babai dhe vajza 2 pedagogë dhe 1 nuse nipi laburante).
13. Grupi Golemi: Semi Golemi (Kancelar & Administrator), Marsela Pinari (pedagoge CU), Elvis Shalari (pedagoge) (2 vëlla e motër, 2 kushëri)
14. Grupi Neviri: Silvana Neviri (pedagoge) dhe Gentian Neviri (shofer), (pedagogia dhe shoferi, burrë e grua)
15. Grupi Çabeli: Loreta Çabeli (pedagoge) dhe Mimoza Çabeli (2 pedagoge kunata)
16. Grupi Miçoni: Harallamb Miçoni dhe Erleva Hysi (2 pedagogë, kunetër)
17. Grupi Koçiu: Lorenc Koçiu (pedagog dhe Dekan i Ekonomikut) dhe A. Koçiu (pedagoge) (2 pedagogë burrë e grua).
18. Grupi Hasani: Ladi Hasani (pedagog) & Evgjeni Hasani (pedagoge, burrë e grua),
19. Grupi Vllaho: Zamira Vllaho (pedagoge ish-shefe Departamenti Infermierisë) Arjan Vllaho (2 pedagogë, burrë e grua).
20. Grupi Çelo: Robert Çelo (Zv/dekan i Ekonomikut dhe pedagog) Konstandin Çelo (xhaxha e nip, 2 pedagogë).
Përfundimisht: Perceprimet negative, skemat nepotike dhe politike, mungesa e transparencës në përdorimin e të ardhurave, mungesa e llogaridhënies, mungesa e mësimdhënies po i zënë frymën dhe po e çojnë drejt falimentit të plotë Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Grupet nepotike më vetëdije të plotë janë ulur mbi degën të cilën e godasin parreshtur me sopatë, me logjikën dritëshkurtër “Të bëhet, çtë bëhet”, apo “Kap, ç’të kapësh”./Pamfleti
2 Comments
Nje nga skandalet me te medha te ketij universiteti eshte edhe masteri qe bejne per mesues ndihmes. E mbarojne ate master pa bere nje dite mesim, paguajne minimiumi 100 mije leke nje provim, dhe dalin “mesues ndihmes”. pa mesuar gje. Mesuesit supozohet qe e bejne diten mesimin, nderkohe qe jane ne pune ne shkolla diten. Dhe kur japin provimet,i kane te justifikuara mungesat ne shkolle, gje qe eshte shkelje ,sepse nuk jane ne pune ate dite dhe paguhen.Nese do te behej nje investigim per kete, do te zbuloheshin tere dallaveret qe behen ne dhenien e ketyre ” dipllomave” ne kembim te lekeve. Ky nuk quhet universitet por nje fole dallaveraxhinjsh dhe duhet te mbyllet.
Tani që kanë dhe kurvmbarën ministre arsimi jan më te paprekshëm. Turp për faqe të zezë që po shkatërrohen brezat e te ardhmes.