21 Maj, 2026

Moza – Zhan d’Arku i Shqipërisë

 Moza – Zhan d’Arku i Shqipërisë

Nga Mentor Haziri

U shfaq ne ekran si nje rrufe, si nje drite e si nje shpetimtare e gruas shqiptare, ne nje kohe kur ekrani yne prodhonte vetem silikon, plastike keto 15 vitet e fundit. Ky ekran i njejte nder vite rriti cmimin silikonit dhe uli vleren gruas qe e beri nena natyre.

Dhe papritmas, Moza u shfaq mu ne kete ekran jo me trup te bere, por me mendje te ndritun.

Jo me trup te injektuem, por me thjeshtesi e dashni qe e trashegoj qe nga lindja e rritja e saj.

Ajo u shfaq si Zhan dark-u, shenjtorja franceze qe e dogjen ne shesh sepse foli me shume se c’duhej, por fjalen nuk ia dogji askush.

Edhe Moza e ndezi ndergjegjen tone te fshehur te dijes interkontinentale qe ajo e ka, duke e shfaqur ne bisedat e saja brenda asaj ferme me banoret tjera femra qe po zbulojne qw ka me shume nga nje grua se sa floket bukuria dhe thashethemet.

Moza eshte gruaja shqiptare qe kemi harru: ajo gruaja tiranase akademike, ajo gruaja e karnevaleve te Korces, ajo gruaja qe trashegoj teatrin nga gjyshja dhe qe nget bicikleten ne Shkoder, ajo gruaja qe vishet Punk ne fillim vitet e 80-ta ne Prishtine, ajo qe del ne park me libra ne dore, jo me fillera ne faqe, ajo qe rri me gra te tjera, qe i degjon e i ndihmon.

Moza po na kujton dicka kolektive qe moti na kishte munguar:

qe vlera nuk eshte artificiale por e permbytyn qellimshem,

qe bukuria nuk matet me sasi silikoni,

qe gruaja shqiptare nuk ka nevoje per shpetim nga burri – po nga sistemi qe e ka zhvesh ate nga dinjiteti.

Dhe he per he tani kemi Mozen cdo nate, me dijeni, me keshilla dhe e pakompromis ne vleren e gruas shqiptare qe eshte fshehur qellimshem nen fasaden e rreme te showbiz-it tone helmues.

Moza nuk eshte trend.

Moza eshte kthim te rrënja.

Te gruaja.

Te vlera.

Moza eshte shqiptarja qe e kishim dhe e harruam.

Zhan d’ark-un e dogjen ne shesh, kurse Moza po ndez ndergjegjen tone te fshehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *