Erion Veliaj gjen një… kolumbian për ta mbrojtur
Ish- kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për president të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë.
Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij.
Ai e vlërëson Veliajn si njeriu që bëri punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe si Një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane,
“Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar.
Gjithçka që di është se, për afro 10 vite, ai bëri punë të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane.
Ky proces do të ndiqet nga shumë sy të komunitetit ndërkombëtar, me shpresën që drejtësia do të triumfojë”, shkruan Penalosa.
Deklarata të tilla, sigurisht që nuk bëhen rastësisht.
Ato janë të lobuara nga rrethi i Erion Veliajt.
Duke qenë se nuk gjejnë dot ndonjë politikan europian t’i dalë në krah, kanë shkuar deri në Kolumbi.
Vetëm se kur të mbron një politikan kolumbian, nuk është shenjë e mirë.