21 Maj, 2026

Vis Pupa: Kam punuar si ndihmës kamarier, para se të filloja si aktor

 Vis Pupa: Kam punuar si ndihmës kamarier, para se të filloja si aktor

Vis Pupa është ai “Nini” i dikurshëm, që kur dilte në skenën e Portokalli në vitet 2004, njerëzit e prisnin para televizorit vetëm për të qeshur me të.

Pastaj, në kulmin e suksesit, mori një vendim që shumë pak do ta merrnin: u largua drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm në këtë episod të podcast-it mësova një anë tjetër të tij që kishte punuar edhe si ndihmës kamarier. Një fillim i thjeshtë, larg skenës dhe dritave.

Më pas takoi Belinën dhe kjo u bë një arsye më shumë për ta lënë Shqipërinë pas, 15 vite më parë.

Në këtë episod kemi folur për zgjedhjet e jetës së Vis Pupes për kthesat, sakrificat dhe rrugën e tij.

Sepse edhe pse kanë kaluar 20 vite nga koha e Ninit, njerëzit vazhdojnë të qeshin me të njëjtin humor.

Por unë këtë herë desha ta njohim pak më shumë Visin… jo vetëm si personazh, por si njeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *