17-vjeçari pa patentë dhe me makinë luksoze, karshillëk Policisë në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka kallzuar penalisht një 17-vjeçar, të cilin e ka ndaluar me një makinë luksoze, pa pasur patentë.
Materialët për të i janë referuar Prokurorisë.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.