28 Mars, 2026

Nuk na mundi Polonia por mundëm veten dhe na mundi Silvinjo

 Nuk na mundi Polonia por mundëm veten dhe na mundi Silvinjo

Adriatik Riza Dosti

Zhgenjim total!

Dy raste te pastra goli te humbura asisoj prej Bajramit ne te 53 ‘ dhe prej debutuesit Pilo ne te 71′ …e pra raste qe prej nje futbollisti profesionist mund te humben njehere ne 100 vjet .

Nje Strakoshë qe del tmerrsisht gabim e ben nje gafe amatoresh ne te 63′ dhe na ndeshkon Levandovski.

Serisht nje Strakosha spektator ne te 73’ tek ajo gjuajtje nga distanca e Zielinskit …dhe Polonia na permbys ne 2- 1.

Dhe i  ka humbur vlerat krejt ai gol i A.Hoxhes ne te 42 ‘ qe e coi Shqiperine ne avantazh duke e mbyllur pjesen e pare si fituese.

Si mund te mbash ne stol mor zoti Sylvinjo dy lojtaret me ne forme te Shqiperise ne kampionatet ku ata luajne….Mucin e Mehmetin.

Si mund te nderrosh ti ne rrezultatin 1- 1 nje sulmues ( Hoxhen ) me nje mbrojtes debutues si Pilo… ne nje ndeshje te tille ????

Si mund ta fusesh ti Mucin veten ne 10 minutat e fundit…per cfare ?

Me ke guxon e tallesh kesisoj mor zotni…aq me shume qe shqiptaret nga cdo cep i globit sakrifikojne jo pak per ta ndjekur Kombetaren e tyre e me te drejte presin shume me teper prej saj ne loje e ne rrezultat.

Si guxon ti e nuk i jep asnje minute te vetme A.Mehmetit… e as Ramadanit por mban kot e per emer ne fushe Asllanin???

Si e con ti ne tribune J.Asanin qe ka bere aq shume per Shqiperine dhe mban ne stol fjala vjen N.Alijin.

Ndaj dhe them me plot gojen nuk na mundi Polonia se realisht polaket nuk bene asgje me shume e me mire se ne gjate gjithe lojes …si dhe fitoren e kane  te dhuruar e jo te merituar.

Ne na mundi vetja …na mundi Sylvinjo …

Ndaj dhe enderra jone per ne boteror ne nje ndeshje te tille , ne nje humbje te tille e perballe nje kundershtari te tille …fatkeqesisht nuk mundi dot te behet realitet dhe kjo jo per mungese fati a merite por thjesht per fajtore qe ne rastin konkret kane emra konkret.

Shqiperia nuk ka lojtare te keqinj e as ekip te keq…por pikerisht pas kesaj humbje te  ketij lloj eliminimi te pa merituar ben mire te mendoje shume seriozisht per Trajnerin e ri te radhes.

Sylvinjo duhet te largohet …madje ben mire te ike para se te startojne ndeshjet e Uefa National League .

Nderkohe ne Bratisllave dardanet kane bere mrekulline teksa kane mundur 4- 3 sllovaket .

Me shume merite , me zemer,  grinte, shpirt , seder e dinjitet profesional e kombetar dhe bravo ju qofte .

Te marten ne Prishtine ata presin Turqine …nje super ndeshje …urime e suksese Kosove …te prifte e mbara …mos harro …me mend ne koke e kembe ne toke …je vetem 1 hap larg mrekullise…pjesmarrjes tende te pare ne nje Kampionat Boteror!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *