Këlliçi-Balluku, Veliaj-Lapaj: Aleancat e çuditshme politike
Adriatik Lapaj vendosi pas tre muajsh, të mbyllë protestën para Kryeministrisë.
Protesta nisi pas skandalit të Belinda Ballukut.
Pas largimit të saj nga Qeveria, duket se Lapaj e mbylli “misionin” e tij, edhe pse zyrtarisht thoshte se kërkonte rrëzimin e Ramës.
Por, ka aludime se ai është përdorur nga Erion Veliaj, kundër Belinda Ballukut.
Kjo, si hakmarrje për luftën që Balluku i bëri Veliajt.
Kjo e fundit përdori për muaj të tërë Belind Këlliçin, për të protestuar para Bashkisë së Tiranës.
Dhe me sa duket, Veliaj ia ka kthyer me të njëjtën resto.
Edhe pse shpesh Lapaj është konsideruar afër dyshes Berisha-Meta, ndërsa Endri Shabani konsiderohej si njeri i Veliajt, në këtë rast, duket se ky i fundit ka përdorur pikërisht Lapajn, për hakmarrjen e tij kundër Ballukut.
Jo se Lapaj ka pas ndikim, por Veliaj ka bërë të vetën!