Gafa fatale e Ervin Salianjit
Nga Habjon Hasani
Lexova nje deklarate te Salianjit ku ai nder te tjera fliste per dy pika kyçe:
1.a) Gjate nje takimi me Berishen ky i kishte thene Salianjit se ka marreveshje me Ramen qe ta lere ne pushtet deri ne vitin 2033; ndersa ne kembim mori shuarjen e mases arrest shtepie.
2.b) Salianji e konsideroi garen ne PD si dicka mes te barabarteve.
Ndonese kam dyshimet e mia per vertetesine e pikes a) dhe rrefimin me “dore ne shpirt” te Berishes te Salianji; per lehtesi arsyetimi po e marr te mireqene dhe do vijoj me deduksionin.
Nese do ekzistonte nje pakt i tille Rama-Berisha; i bie qe instrumenti presionit ka qene nje fuqi madhore qe ishte ne krahun e Rames ne ate kohe, kjo fuqi eshte SHBA.
Sot kjo fuqi nuk rezulton ne krahe te Rames; se eshte tjeter administrate. Per pasoje dhe sikur e vertete te jete gjeja; ajo e vertete humbet peshen nga ndryshimi kontekstit.
Por Salianji dje ka thyer nje kod; teper te rendesishem.
Sepse ai ose ka nxjerre nje bisede delikate dhe diskrete ne pazar; ose ka shpikur nje bisede delikate.
Dhe sikur te kete ekzistuar kjo bisede (gje qe e dyshoj fort) ajo nuk mund te perdoret per artileri elektorale.
Kjo eshte vetevrasje; sidomos kur ti kete ja ben Patriarkut te partise.
Jo me larg se nje jave me pare ne Bruksel; aty ne hollin e takimeve dikush i tha Berishes:
-Doktor po afrohet Ursula Van Der Leyen.
Doktori sic ishte ne pozicion diagonal; i ktheu bythen asaj ne menyre demonstrative duke e injoruar.
E kam te veshtirete besoj qe dikush qe i kthen bythen Van Der Leyenit; e qe ka perballuar artileri te rende me amerikanet e Blinken; u gjunjezoka perballe Edi Rames.
Nuk me funksionon skema.
Nga ana tjeter; ka dicka qe as Salianji dhe as Berisha nuk e blen dot dhe as e modifikon dot kurre.
CV-ja e tyre.
Berisha ka nje CV; qe nis me zbritjen nga maja e malit ne Tropoje; nje grua te jashtezakonshme; femije deri diku medioker dhe problematike; por dhe stof shtetari.
Se ka patur kabinet me Myqerem Tafajn e Arben Imamin e Genc Rulin ai; Ergyserat e kohes ja linte ne menaxhim Agron Kuliçit.
E kam te veshtire dhe te pamundur te besoj se ky stof zyrtari paska bere kete lloj pakti me shoket e Gysit.
Nga ana tjeter; CV e Berishes eshte CV Patriarku dhe lideri absolut historik ne PD.
Kushdo lider i ri qe nuk respekton rolin dhe vendin e babait te shtepise; nuk e gezon dot oxhakun.
Berishen ti mund ta kritikosh; mund ta tundesh per gjera te caktuara; por s’mundesh dot qe ti te kerkosh komandesh e shtepise; duke e komentuar babane tend si lolo te kundershtarit.
Per me teper ne kushtet kur CV e babait eshte shume e pasur dhe se e jotja dhe se e kundershtarit.
Kjo qe ka bere Salianji eshte vetevrasje dhe uroj te marrin shembull keta te rinjte e tjere
Vetem nje imbecil si Lulzim Basha mendonte qe kryetar e kryeminister te ben nje burokrate ambasade; pas tij duket sikur e beson dhe Agron Shehaj kete perralle.
Por e verteta eshte qe lider te ben CV jote dhe sakrifica jote; kur nuk modifikon dot CV tende; asaj te Berishes s’ke ça i ben dot.