Bixhozi, borxhet e fshehta dhe varësia nga seksi: Tri veset që vrasin integritetin publik
Nga Arben Malaj
Bixhozi, borxhet e fshehta dhe varësia prej seksit janë tri veset që vrasin jo vetëm moralisht çdo individ me mandat publik, por edhe kredibilitetin publik të çdo institucioni publik e privatë.
Filtri i Integritetit: Përvoja historike dhe ndërkombëtare kundër korrupsionit
Në përpjekjen për të reformuar institucionet, debati shpesh ngec te emrat e përveçëm.
Mirëpo, largimi i tyre është thjesht një detyrim moral dhe ligjor.
Sfida e vërtetë qëndron te sistemi i përzgjedhjes—te ato “PET-skaner” që duhet të zbulojnë risqet e reja dhe sëmundjet e vjetra morale të çdo kandidati, përpara se ai të veshë petkun e shërbëtorit publik.
Dy përvoja ndërkombëtare, të ndara në kohë dhe hapësirë, dëshmojnë domosdoshmërinë e aplikimit strikt të parakushteve etike.
Modeli i “Bankës së Napolit” (Vlorë, 1926): Verifikimi i tri risqeve
Në vitin 1986, u emërova në degën e Bankës së Shtetit Shqiptar në Vlorë (ish-Banka e Punës e Napolit, e themeluar më 1926). Etja per te mesuar nga historia me nxiti të gërmoja në arkiva ku gjeta nxorën në një dokument tejet interesant mbi kriteret e punësimit të kohës në bankën italiane.
1.Çdo aplikant duhej të priste tre muaj për një përgjigje, periudhë gjatë së cilës banka kryente një verifikim rigoroz mbi tri risqe potenciale:
(i) A luante bixhoz: Një individ që luan bixhoz është papërgjegjshmërisë financiare;
(ii) A kishte borxhe: Një person me detyrime të pashlyera është i cenueshëm ndaj korrupsionit dhe shantazhit;
(iii) A kishte varësi nga seksi: Dobësi të karakterit që mund të komprometojnë gjykimin profesional.
2.Modeli federal amerikan: Dosja prej 400 faqesh.
Përvoja e dytë vjen nga takimet me grupet e para të gjykatësve amerikanë që asistuan reformën në drejtësi në fillim të viteve 90-të.
Procesi i emërimit të një gjykatësi federal në SHBA nuk bazohet thjesht në njohuritë juridike.
Dosja e verifikimit mund të shkojë në rreth 400 faqe, duke skanuar çdo detaj të jetës së kandidatit.
Një element kyç është hetimi social: bisedat me bashkëshorten, fqinjët dhe kolegët.
Integriteti konfirmohet aty ku njeriu është më i zhveshur nga imazhi posteve pornë komunitet dhe familje.
Dobishmëria e parakushteve strikte
Këto referenca historike dhe ndërkombëtare na tregojnë se parandalimi është më efikas se ndëshkimi.
Nëse dëshirojmë institucione të pathyeshme, duhet të kthehemi te zbatimi pa ekuivok i këtyre parakushteve:
1.Skanimi i thellë (PET-scan): Jo vetëm për të kaluarën kriminale, por për profilin moral dhe etik.
2.Koha e nevojshme e verifikimit: Integriteti nuk mund të konfirmohet brenda natës; nxitimi në emërime është ftesë për skandale.
3.Transparenca e burimeve: Verifikimi duhet të shtrihet përtej dokumenteve zyrtare, duke përfshirë rrethin social që njeh karakterin e vërtetë të kandidatit.
Pa këto filtra, largimi i një emri thjesht i liron vendin një tjetri me të njëjtat “sëmundje” të pazbuluara.