Prapaskenat e pazarit Berisha-Meta-Veliaj, për një leje kulle
Nga Evi Kokalari
Sali Berisha – Armiku 1 i fjalës së lirë është SYRI TV, që është në pronësinë tënde!!!
Të kesh 10 vite në një televizion dhe të thuash se po të japin urdhra në kufje, do të thotë që ti, si gazetar i vjetër në këtë TV, ke marrë urdhra njësoj si kolegu që akuzove.
Kjo, në vetvete, përbën një gafë profesionale, sepse gazetari ose ka fakte që TV-ja që e ka punësuar funksionon në mënyrë jo-profesionale — në të cilin rast duhet t’i paraqesë ato — ose duhet të kërkojë falje atij që, për 10 vjet rresht, e ka mbajtur me rrogë, kur TV të tjera s’të paguajnë fare për muaj me radhë.
Por t’i kthehemi hipokrizisë tënde.
Personalisht, Syri TV i kam dhënë një shtytje maksimale, pasi vetëm tre muaj pasi ishte hapur, i solla një nga intervistat më interesante të asaj kohe — Steve Bannon!!!
Fast forward — maj 2022: kur privatisht ia kisha bërë të qartë groteskut të Hasit që e drejton atë TV, që ju të gjithë — pra ti, Ilir Meta dhe Veliaj — po bënit pazaret për zgjedhjet e bashkisë, ku do t’i vinit Këlliçin përballë Veliajt duke i garantuar atij fitoren, ndërkohë që merrnit lejen për kullën e Malit — JAM CENSURUAR 100% nga Syri TV — tashmë KATËR VITE CENSURË TË PASTËR dhe absolute.
Me këtë, Syri TV ka konfirmuar që nuk është media, por vegël propagande e familjes tënde dhe, si e tillë, duhet trajtuar edhe nga SPAK dhe drejtësia.
Tashmë del dhe flet për censurim dhe cenim të fjalës së lirë për stacione të tjera.
Syri TV ngjan më shumë me televizionin e Partisë së Punës dhe është e vetmja në këtë pikë që ndihet e tillë.