28 Mars, 2026

Elisa Spiropali braktis politikën për televizionin…

 Elisa Spiropali braktis politikën për televizionin…

Që në hyrje, kjo nuk është e vërtetë.

Por, fati i Elisa Spiropalit tashmë duket larg Partisë Socialiste.

Nëpër korridoret e PS, flitet se ajo do të përjashtohet nga partia, pas përplasjes edhe publike me Ramën, për Belinda Ballukun.

Dhe, nuk është çudi ta shohim, fjala vjen, në television.

Janë disa ish-deputete, që na e tregojnë këtë gjë.

E para, Grida Duma, e cila braktisi PD-në për t’u bërë moderatore.

E dyta, Monika Kryemadhi, e cila sot është opinioniste e Big Brother.

E treta, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila sot është drejtoreshë e News 24.

Ku i dihet, ndoshta ia gjejnë një vend edhe Elisës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *