Ish-kreu i PD në Durrës i përgjigjet ashpër Flamur Nokës: Ju jetoni në luks të shfrenuar, ndërsa demokratët në varfëri
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Arlind Boshku ka reaguar pasi PD e përjashtonte atë nga Grupi i Këshilltarëve, duke e konsideruar mbështetës të Ervin Salianjit.
Ai thotë se familja Boshku ka qenë në çdo fushatë e betejë të Partisë Demokratike, prej 35 vitesh, pa kërkuar asgjë në këmbim, por vetëm me shpenzimet e veta.
“Por e vërteta duhet thënë. Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren”, shkruan ai.
Arlind Boshku tregon se dje ndaj tij dhe sekretarit të degës është vendosur përjashtim, me një vendim të Kryesisë me firmë të Flamur Nokës. Pavarësisht se për çfarë shkeljesh thuhet në vendim, ish-kryetari i PD-së së Durrësit thotë se e vërteta është krejt ndryshe,
“Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin. E vërteta është tjetër. Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë. Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë”, vijon ai.
Arlind Boshku i konsideron qersharake pretendimet se ai dhe të tjerët në degën e Durrësit nuk janë më me Partinë Demokratike, duke theksuar se ata kanë qenë dhe janë në terren, në fushatë, në çdo përballje politike.
“Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion siç Nul Moka kërkon. Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve.
Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite”, shkruan ish-kryetari i PD-së së Durrësit.
Arlind Boshku e mbyll reagimin e tij duke theksuar se Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar, ndaj shton “Investimin tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurushi.”
Më poshtë, reagimi i plotë i demokratit Arlind Boshku:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege. Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë. Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin. E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë. Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake. Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike. Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion siç Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar. Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.